Ballina BOTA Sidnej, mijëra të evakuar nga dëmtimi i një kulle

Sidnej, mijëra të evakuar nga dëmtimi i një kulle

Policia australiane evakuoi disa mijëra persona pas konstatimit të një plasaritje në një kullë 38 katëshe, të ndërtuar së fundmi në perëndim të Sidnejit.

Në vigjilje të Krishtlindjes rreth 3 000 banorë të kullës si dhe në godinat fqinje u lutën të largoheshin me nxitim nga zona ku disa ekspertë nisën hetimet në godinën e cila është zhvendosur një apo dy milimetra.

“Policia u informua për një kërcitje të fortë në nivelin 10 të godinës, e quajtur ‘Opal Toëer’ e cila identifikoi se ishte një plasaritje,” – deklaroi kreu i përkohshëm i shërbimeve rajonale të zjarreve dhe emergjencave civile, Greg Wright.

Forcat zjarrfikëse, të shoqëruara nga një grup inxhinierësh dhe personeli mjekësor do të monitorojnë godinën për vlerësimin e dëmeve duke vendosur më pas për operacionet që do të kryhen.