Ballina Aktualitet Si u kap tutori i prostitutave që kërkohej në Itali, shfrytëzonte 50...

Si u kap tutori i prostitutave që kërkohej në Itali, shfrytëzonte 50 vajza. Në depozita bankare kishte…

Policia e Tiranës arrestoi dje një 49-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali. Arrestimi i përkohshëm u krye nga oficerët e Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Interpol Tiranës.

Burime nga Policia thanë se i arrestuari është Mentor Koltraka, 49 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërarresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”.

Periudha kur ai në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ka zhvilluar këtë aktivitet të paligjshëm në Itali, i përket afro 15 viteve më parë. Të paktën në shkurt të vitit 2004 u zbulua aktiviteti dhe disa prej anëtarët e grupit që shfrytëzonin vajza shqiptare, ruse, moldave e rumune për prostitucion, u arrestuan.

Vajzat ishin të moshave të ndryshme, me të mëdhatë ishin vetëm 20 vjeç. Fillimisht, ato trafikoheshin në Itali si klandestine, më pas detyroheshin përmes dhunës që të dilnin në rrugë dhe të prostituonin.

Aktiviteti i jashtëligjshëm kryhej në Firence, në zonat “Viale Guidoni” dhe “Pontassieve”. Fillimisht në rrugë dhe më pas vajzat mbylleshin me forcë në apartamente të vogla, ku detyroheshin të qëndronin bashkë me tutorët e tyre. Hetimet në vitin 2004 në Itali u kryen nga Prokuroria në bashkëpunim me Policinë.

Shtatë shtetas shqiptarë përfunduan në burg, në mesin e tyre dy vëllezërit Mentor dhe I. Koltraka. Ata u arrestuan jo vetëm për shfrytëzim prostitucioni, por edhe për futjen e vajzave në mënyrë të paligjshme, si klandestine në Itali.