Ballina RAJONI Si u bë Kosova shtet

Si u bë Kosova shtet

Kosova, vendi më i ri i Evropës, u formua 10 vjet më parë. Është e qetë sot, por rruga drejt krijimit të saj qëndron si një nga konfliktet më brutale të Evropës. Në vitin 2008, Kosova u bë vendi më i ri i Evropës. Sot Kosova është paqësore, por e varfër. Papunësia është e lartë dhe ekonomia gri përbën rreth 30% të aktivitetit ekonomik të vendit. Dhe nuk mund të mos theksojmë faktin se kosovarët janë qytetarët e vetëm në Evropë që nuk kanë qasje pa viza në pjesën tjetër të kontinentit.

Vendi është ende i ndarë përgjatë vijave etnike ku 90% e popullsisë së saj janë folës shqiptarë dhe kryesisht muslimanë. Rreth 10% janë serbë etnikë, të cilët janë të krishterë ortodoksë dhe jetojnë kryesisht në veri.

Përse një cep i tillë i vogël i Ballkanit erdhi në vëmendjen e botës në vitin 1999?

Origjina e Kosovës moderne daton më shumë se një shekull. Kur u formua shteti i ri i Shqipërisë në vitin 1912, Kosova nuk u përfshi brenda kufijve të saj. Në vend të kësaj, kosovarët e gjetën veten të sunduar nga Serbia. Si një provincë serbe, Kosova më vonë u bë pjesë e një vendi të ri: Jugosllavia.

Me rënien e komunizmit në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, Jugosllavia filloi të shpërbëhej në fillim të viteve 1990. Ndërsa Kroacia dhe Bosnje Hercegovina shpallën pavarësinë, serbët lokalë, të cilët dëshironin të qëndronin në të njëjtin shtet si Serbia, shkuan në luftë. Ata u mbështetën plotësisht nga Serbia dhe ushtritë jugosllave të kontrolluar nga serbët.

Kur përfunduan këto luftëra në 1995, Kosova mbeti pjesë e Serbisë. Shqiptarët etnik në Kosovë ndjenin se edhe ata mund të fitonin pavarësinë e tyre.

Pas luftërave të shumta e të përgjakshme mes dy shteteve, në një konferencë paqe fuqitë perëndimore u dhanë ultimatum të pranonin një pakt paqeje ose të përballeshin me veprimët ushtarake.

Thelbi qëndronte në krijimin e një bote ku njerëzit e pafajshëm nuk veçohen për shkak të përkatësisë dhe vijave të tyre etnike e fetare.

Sot Kosova ka demokraci të përafërt dhe një ekonomi në rritje, por papunësia e saj vazhdon të jetë në një nivel prej 30 përqind dhe Serbia lufton sërish me idenë e mospranimit të saj. Por që të dyja shtetet po punojnë për t’u futur në Bashkimin Evropian.

Nëse Kosova dhe Serbia synojnë të jenë shtete të BE, qeveritë dhe populli i tyre duhet të bashkëpunojnë duke e groposur të shkuarën e përgjakur./The Economist