Ballina Uncategorized Si t’i japësh energji vetes kur je i ‘këputur’

Si t’i japësh energji vetes kur je i ‘këputur’

Motivimi është një prej elementeve më të rëndësishme gjatë një procesi pune dhe të jesh i motivuar është çlodhja më e mire për këdo. Më poshtë do të lexoni 10 këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë për të qenë sa më të motivuar edhe në momentet më të vështira:

  1. Listoni gjithçka që keni për të bërë. Pasi të keni shkruar çfarë keni për të bërë vendosni përbri tyre numra, duke filluar nga ato që kanë më shumë rëndësi e deri tek ato të fundit, të cilat mund të lihen edhe për ditën tjetër të punës.
  2. Bëni një pushim 5-minutësh çdo 30 minuta.
  3. Çaktivizoni njoftimet e ardhjes së email-eve të reja dhe njoftimeve në celular. Madje edhe thjesht mbajtja e telefonit në tavolinën e punës mund të ndikojë në tërheqjen e vëmendjes gjatë punës.
  4. Ushtrime të vogla fizike, të tilla si ngritja e të dyja duarve sipër kokës apo shtrirja e këmbëve përpara, lëvizja e kokës në formë rrethi do t’ju ndihmojnë për të larguar stresin që mund të keni akumuluar gjatë orëve të punës.
  5. Kafe me vaj kokosi dhe gjalpë. Edhe pse mund të duket si kombinim i çuditshëm sidomos për ata persona që nuk duan të prishin shijen e kafesë së “shenjtë” të mëngjesit, sipas studimeve të fundit ka rezultuar se ky është kombinimi ideal për të marrë dozën e duhur të energjive.
  6. Ndryshoni ambient pune, sikur edhe vetëm për një orë. Nëse profesioni jua lejon ju mund të merrni laptopin tuaj dhe të shkoni të punoni në ndonjë kafene me internet. Mjedisi i ri ndikon në rritjen e kreativitetit dhe të përqendrimit.
  7. Pini sa më shumë ujë. Dehidratimi është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të lodhjes.
  8. Punoni në këmbë. Sipas një studimi të fundit të kryer, punonjësit të cilët gjatë një jave kishin punuar në këmbë (në tavolina të larta) në krahasim me ata që punuan ulur gjatë gjithë javës, ishin më pak të lodhur.
  9. Dëgjoni muzikë që nuk e keni dëgjuar më parë.
  10. Punoni pranë dritares. Drita natyrale ndikon në rritjen e produktivitetit tuaj në punë.