Ballina Stil / Modë Si të visheni me stil gjatë motit të ftohtë

Si të visheni me stil gjatë motit të ftohtë

Me rënien e temperaturave dhe të ftohtin e dimrit, zgjedhja e veshjeve të rutinës së përditshme mbetet paksa në mëdyshje. Që të zgjidhni një look të ngrohtë e plot stil sugjerojmë disa këshilla.

Xhaketa, funde stofi, e çizme kashmiri, stina e vjeshtës dhe e dimrit është një sezon i ndritur për modën, ndaj nuk mund të bëni gabimin e të mos e shfrytëzoni këtë fakt !

Garderoba e kësaj periudhe është tejet e pasur dhe sipas temepreaturave ju mund të kombinoni veshjet e verës me ato të dimrit, të pranverës me të vjeshtës dhe në fund rezultati të jetë mahnitës. Këmishat e xhinsit mund t’i vishni me një pulovër sipër dhe një fund të ngushtë pas trupi.

Materiali i stofit do të rrijë shumë mirë me këpucët kastori ashtu si çizmet e sheshta me pantallonat e lëkurës!