Ballina Shëndetësi Si të ushqeheni shëndetshëm në pranverë

Si të ushqeheni shëndetshëm në pranverë

Jemi në prag të stinës së pranverës, ndaj frutat dhe perimet duhet të shoqërojnë vaktet tona patjetër.

Niseni ditën me perime. Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore.

Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë.

Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni panine me domate dhe kastravec, të hani domatet me fasule të grira ose provoni avokado të grirë të përzier me vaj ulliri.

Në paninen tuaj të mëngjesit mund të shtoni spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra.

Ajo çfarë ka mbetur nga gatimi i darkës, gjen vend patjetër në mëngjesin e ditës së nesërme.