Ballina Shëndetësi Si të përgatisni ”serumin” që zëvendëson lëngjet e humbura pas të vjellave...

Si të përgatisni ”serumin” që zëvendëson lëngjet e humbura pas të vjellave ose diarresë

Ajo që duhet të bëni në këto raste është të zëvendësoni lëngjet dhe kripërat e humbura ! Si bëhet zëvëndësimi i lëngjeve?

Provoni këtë përzierje: në 1 litër ujë në temperaturën e zakonshme, shtrydhini ½ limon, shtoni një lugë kafeje rrafsh me kripë dhe 1 lugë kafe sheqer. Kjo është tretësira që do të zëvendësojë, serumin! Nëse fëmija nuk pranon ta pijë atëhere, jepini atë që ka dëshirë si caj, kamomil, lëngje frutash ose limonata tepër të holluara. Me pak fjalë, duhen shfrytëzuar të gjitha mënyrat e dhënies së lëngjeve nga goja, mjafton ti pranojë.