Ballina Shëndetësi Si të përdorni sodën e bukës kundër të djegurave

Si të përdorni sodën e bukës kundër të djegurave

Kudo që të ndodhin, në kuzhinë, zyrë apo në plazh, të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe shenja.

Në fakt, studimet, tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë.

Është pikërisht kuzhina që ofron edhe kurimin e të djegurave, gjithnjë në varësi të gradës së tyre. Një prej produkteve më të njohura kundër djegies që nuk mungon në asnjë kuzhinë është soda e bukës.

Të djegurat ndahen në tre kategori: djegie e gradës së parë, gradës së dytë dhe të tretë.
Djegiet e gradës së parë prekin kryesisht shtresën e jashtme të lëkurës. Këto djegie shoqërohen me dhimbje, skuqje dhe enjtje.

Djegiet e gradës së dytë prekin shtresën e jashtme dhe atë poshtë saj. Simptomat janë të njëjta me të gradës së parë por në këtë rast vërehen flluska.

Djegiet e gradës së tretë prekin shtresa të thella të lëkurës dhe lënë vraga të thella në lëkurë.

Hapi i parë dhe i menjëhershëm pas të djegurës është që ta mbani zonën e prekur në ujë të ftohtë për të paktën pesë minuta.

Mos përdorni akull në lëkurë sepse do të shkaktojë djegie të metejshme të saj.

Si Të Përdorni Sodën E Bukës Kundër Të Djegurave
Trajtimet natyrale në shtëpi vlejnë vetëm për të djegurat e gradës së parë dhe deri diku për djegien e gradës së dytë.

Soda e bukës ndihmon në eliminimin e qelizave të djegura dhe lehtëson shërimin e lëkurës. Atë mund ta përdorni për përgatitjen e një paste me ujë, efikasiteti i së cilës është në varësi të gradës së djegies.

Për përgatitjen e pastës ju duhet një lugë gjelle me sodë buke dhe pesë lugë gjelle me ujë. Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një pastë të mirëfilltë dhe vendoseni me shumë kujdes në lëkurë.

Mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni zonën me ujë të ftohtë e të bollshëm.
Nëse djegia është e një grade të rëndë, duhet të shkoni menjëherë në urgjencë.