Ballina Showbiz Si të kombinojmë “Beretën” sipas fashionistes Odetchie

Si të kombinojmë “Beretën” sipas fashionistes Odetchie

Mesa duket aksesori zyrtar i dimrit 2018/2019 do të jetë sërish “Bereta”.

Nuk ka rëndësi nëse është me strehë, sportive apo në ngjyra të ndryshme, “Bereta”, është e preferuara e fashionistave shqiptare dhe të huaja këtë periudhë.

Mjafton ta kombinoni siç duhet dhe do të dukeni vajza më “cool” e momentit. Për të na ndihmuar me këshilla stili, fashionista Odeta Banushaj (Odetchie) vjen me 3 kombinime të ndryshme.

Modelet e preferuara janë ato në ngjyrat rozë pastel, apo e kuqe gjaku, si dhe ato të zeza të shndritshme, të preferuara nga bjondet. Odeta sjell dy versionet e saj të preferuara, atë të kuqe aq e kërkuar për këtë fundvit duke qenë një sezon festiv dhe atë të zezë, që mund të kombinohet lehtësisht.

Kombinimi i parë vjen plot ngjyra. Festat po afrojnë dhe ku ka më mirë sesa një pulovër e ngrohtë me ngjyrat festive, e kuqe, jeshile dhe e verdhë, mund të kombinojë me këtë “Beretë” në ngjyrë të kuqe.

Odeta guxon me këtë look dhe sjell një stil thuajse “monochrome”, duke e thyer pak me një palë çizme në ngjyrë lejla të errët dhe një çantë në ngjyrë gurkali.

Kombinimi i dytë vjen më casual. Xhinset e bëjnë sportiv këtë look, por xhaketa treçerekshe në ngjyrë portokalli dhe çizmet me takë, i japin një tjetër hijeshi paraqitjes që bëhet edhe më chic me “Beretën” në ngjyrë të zezë.

Ngjyra e kapelës shkon mjaft mirë me atë të aksesorit, çantës me temina që mund të mbahet në krahë.

Kombinimi i tretë vjen me një sërë dizanjesh të ndërthurura me njëra-tjetrën, që janë tepër në modë këtë dimër.

Printi i leopardit tek këpucët me takë, vijat dhe kuadratet te çanta e shpinës kombinojnë me “Beretën” dhe një pelush e errët. Për ta thyer, Odeta ka veshur një golf dhe një palë pantallona ngjyrë kafe./Iconstyle.al