Ballina Shëndetësi Si të bëjmë një maskë natyrale për stinën e dimrit

Si të bëjmë një maskë natyrale për stinën e dimrit

Maska që ju duhet gjatë dimrit ka vetëm 3 përbërës. Dimri është stina në të cilën problemet e lëkurës shtohen. I ftohti është një ndër shkaktarët kryesorë të këtyre problemeve, ndaj për t’ju ardhur në ndihmë po ju japim recetën e një maske që do t’ju dhurojë lëkurë të mëndafshtë deri në verë.

Çfarë ju duhet?

  • Vazelinë
  • Vaj esencial
  • Aloe vera

Si ta bëni?

Në një enë të pastër filloni të shkrini vazelinën deri sa të marrë trajtën një lëngu. Në të shtoni dy lugë çaji nga pasta e aloe verës dhe përbërësit trazojini mirë deri sa të përftoni një masë të njëtrajtshme.

Në fund shtoni vajin esencial, që mund të jetë thjesht i preferuari juaj.

Vazelina do ta ndihmojë lëkurën të qëndrojë e butë dhe shumë e hidratuar gjatë këtyre ditëve të ftohta. Ndërsa aloe vera është ajo që do të bëjë ripërtëritjen e saj. Vaji esencial do t’i japë përbërjes aromë të mirë dhe kaq.