Ballina Kuriozitete Si ta qetësoni zemërimin e vogëlushëve tuaj?

Si ta qetësoni zemërimin e vogëlushëve tuaj?

Jo rrallë, prindërit ndaj ulërimave dhe shpërthimit të zemërimit përgjigjen me ton të ngritur, kërcënim apo dënim fizik.

Në vend të kësaj, edhe për shkak të shëndetit mendor të fëmijës, është e domosdoshme trajtimi krejtësisht ndryshe.

Fëmija juaj sërish është i zemëruar dhe ju duket që, sërish pa arsye hedh lodrat nëpër dhomë, bërtet me histeri, qëllon me duar dhe këmbë në dysheme e qan?

Në ketë situatë reagimi më i keq prindëror është, siç shpjegojnë ekspertët, injorimi i sjelljes së tillë, sepse të rriturit mendojnë se fëmija gjithsesi do të qetësohet. Herët apo vonë.

Ekspertët këshillojnë që prindërit në atë moment t’i afrohen vogëlushit të inatosur dhe ta përqafojnë. Apo t’ia vënë duart në supe. Ta shohin drejt në sy. Ta pyesin butësisht se çfarë e mundon, për çfarë po qan dhe përse është i zemëruar.

E rëndësishme është që nëna dhe babai fizikisht t’i afrohen. Aq afër sa që ai të ndiej kujdesin, gjë që i është i nevojshëm për të ndërprerë shpërthimin e pakënaqësive.

Ekspertët thonë, që fëmija në 90 për qind të rasteve përgjigjet pozitivisht. Do të qetësohet dhe do të pushojë së qënuri i zemëruar. Ndërkaq prindërit do të kursejnë nervat dhe zërin.