Ballina Kuriozitete Si ta kontrollojmë xhelozinë?

Si ta kontrollojmë xhelozinë?

Do të doja të isha një individ më i mirë dhe të ju thoja që nuk jam aspak xheloze. Që për mua njerëzit që nuk janë xheloz kanë privilegje. Janë qënie superiore, si ata që hanë dhe nuk shëndoshen ose si ata që nuk kanë qime.

Ajo që mund të them, është që jam shëruar paksa nga xhelozia. Kam punuar, jam rritur dhe jam më e vetëdijshme dhe kam më shumë besim në vete. Nuk jam një nga ato që shohin telefonin, që vjedhin passwordin, që hyjnë në profilin tënd, apo që të ndjekin me makinë. Nuk bëj pyetsorë si prokurore dhe nuk di më jetën dhe vdekjen e çdo gruaje që bisedon me partnerin tim. Nuk mërzitem nëse nuk më përgjigjet në telefon duke imagjinuar skena me një vajzë më të re, me lekurë dhe trup më të bukur, ose të njërës më buzët dhe cicat e bëra.

Këto gjëra nuk më ndodhin më. Ose më mirë, nëse ndodhin unë i menaxhoj për mrekulli. E bëj duke kaluar dhjetë urdhëresat e antixhelozisë:

1. Xhelozia nuk ka të bëjë me dashurinë.
2. Xhelozia është simptomë e pasigurisë.
3. Xhelozia është një mënyrë e mirë që të çon drejt tradhtisë.
4. Xhelozia të shëmton.
5. Nëse e mendon, je fantastike, s’ka nevojë për pasiguri.
6. Nëse e mendon, ai nuk të jep arsye për të qënë xheloze.
7. Nuk është mirë të bëhesh bezdisëse për traumat e tua të kaluara.
8. Nëse e mendon mirë, je e lumtur dhe bën seks.
9. Nëse e mendon, është një djalë inteligjent, mos e trajto si defiçent.
10. Nëse e mendon, dhe ai mund të mendojë të njëjtat gjëra për ty.