Ballina Showbiz Si parashikohet të jetë moti në fundjavë

Si parashikohet të jetë moti në fundjavë

Duket se reshjet intensive do t’i lejnë vendin ditëve me diell.
Sinoptikanët kanë parashikuar që sot dhe nesër, të mos dominohet moti nga shiu, por vetëm reshje lokale, kryesisht në zonat malore.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale, të dobëta në të gjithë vendin, kryesisht në terrenet malore.

Temperaturat
Nesër, e shtunë, dt. 24, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 17 °C
në vendet malore: 4 / 11 °C

Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë në gjithë vendin.