Ballina Showbiz Si kanë zgjedhur VIP-at gjatë 2018-s për të zbuluar shtatzaninë

Si kanë zgjedhur VIP-at gjatë 2018-s për të zbuluar shtatzaninë

Të gjithë VIP-at kanë zgjedhur mënyra mjaft unike për të treguar se familja e tyre do të zgjerohet.

“Kur dy bëhen tre”, – shkruajti Xhensila në një fotografi shumë të ëmbël, në të cilën zbulonte barkun e fryrë dhe Besi vendoste duart mbi të. Sot ata janë të bekuar me një vogëlushe të quajtur, Ajka që mbush me lumturi çdo ditë të mami Xhensilës dhe babi Besit.

Me disa tullumbace në ngjyrë blu, Adelina Tahiri zbuloi se do të bëhej për herë të parë nënë e një djali. “Është djalë”, – shkruante Adelina në fotografinë që lexohej qartë lumturia e saj. Jon ka ardhur në jetë dhe Adelina nuk lë rast pa treguar se tani është e plotësuar në çdo aspekt.

Ajola Xoxa në një fotografi pranë kryebashkiakut, zbuloi se në familjen e tyre shumë shpejt do të vinte një pjesëtar i ri. “Tre zemra duke rrahur”, – ka shkruar Ajola në foto duke i emocionuar të gjithë. Në 6 tetor Kajan ju bashkua familjes dhe ashtu siç thotë Ajola vogëlushi u ka mbushur jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit.

Moderatorja simpatike, Jona Spahiu e mbajti fshehur për një kohë të gjatë shtatzëninë, megjithatë fotografitë e saj flisnin vetë. Derisa disa ditë pas dasmës në një mënyrë të thjeshtë ajo zbuloi se do të bëhej nënë e një djali. Vogëlushi Raiden tani është personi më i rëndësishëm në jetën e mami Jonës.

Ka dhe disa vajza të tjera shumë të njohura që së shpejti do të marrin përgjithmonë statusin nënë.

Elita Rudi në videoklipin më të fundit të Gjikos, ‘Distanca’, u shfaq më në fund me barkun e rrumbullakosur. Pavarësisht fabulës së këngës, në fund të klipit Gjiko dhe Elita shfaqen shumë të lumtur, për të treguar se ndihen të bekuar. Akoma nuk e kanë zbuluar gjininë megjithatë për ata është e rëndësishme që fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm.

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini pak javë më parë dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë. “Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, – u shpreh ajo e emocionuar. Almeda do të bëhet nënë e një djali, që me siguri do të jetë një bukurosh i vërtetë njësoj si mami dhe babi.