Si e duan femrat mashkullin perfekt, tiparet dhe karakteri

30

Vetulla të trasha dhe mjekra në formë katrore

Hulumtimet kanë treguar që femrat i preferojnë meshkujt e këtillë kur mendojnë për lidhje afatgjatë.

Mjekra e parruar

Midis meshkujve të rruar dhe të atyre të parruar, femrat më me dëshirë kanë zgjedhur ata me mjekër të dendur, sepse këtë karakteristikë e lidhin me burrërinë.

Buzëqeshja diskrete

Femrat duan kur meshkujt kanë buzëqeshje diskrete. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo është arsyeja përse femrat i duan “meshkujt e rrezikshëm”.

Mosha

Nëse femrës i imponohet që të zgjedhë midis mashkullit të moshës së saj dhe atij pak më në moshë, kryesisht do ta zgjedhë atë më në moshë. Shkencëtarët këtë e quajnë “Efekt George Clooney”.

Kursimtari

Duket që femrat preferojnë meshkujt kursimtarë, sepse ata lënë përshtypje vetëkontrolli.

Sensi për humor

Hulumtimi i ngjashëm me numër telefoni është bërë edhe në këtë rast – femrat më me dëshirë u kanë dhënë numrat tipave të cilët kanë ditur të bënin shaka, sesa atyre të tjerëve.