Si duhet të veproni nëse keni familjarë pensionistë që jetojnë vetëm

123

Siç është theksuar prej ditësh, si masë për të mos rrezikuar shëndetin e tyre, pensionistët nuk lejohen të dalin nga shtëpi. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë, sqaron se ku duhet të drejtoheni:

  • “Është ngritur një strukturë piramidale patronazhi, le të themi, me shtab qendror që drejtohet nga ministri i Mbrojtjes, pastaj, me shtab pranë prefekturës, që drejtohen nga prefektët, pastaj pranë Bashkive, që drejtohen nga kryetarët e Bashkive e deri tek grupet e zbatimit në terren. Dhe grupet e zbatimit në terren janë të formësuar nga disa aktorë ndërinstitucional edhe nga punonjës social edhe nga punonjës të bashkisë edhe nga punonjës të Postës, edhe nga Forcat e Armatosura, edhe nga mjeku i familjes edhe nga vullnetarë. Të gjithë bëjnë të mundur, në mënyrë kapilare, një sistem patronazhi që gjithsecili di se cilat janë familjet që ka nën kujdes, cilët janë ata pensionistë, që nuk kanë në njësinë tyre administrative familjarë, nuk kanë fëmijë. Kjo ndihmë i ofrohet atyre që janë pensionistë kryefamiljarë.”

Në vijim, shtoi:

  • “Po koordinojmë që ku shkon Bashkia, të mos shkojnë Rezervat e Shtetit, apo ku shkojnë shoqatat e tjera humanitare, fondacione të bamirësisë, të cilat janë të gjitha të koordinuara në këtë skemë dhe të ruajmë një standard të ndihmës. Ndërsa te shërbimet që bëjmë në familje pranë pensionistëve, pranë individëve, të cilët përfitojnë pagesën e paaftësisë, që janë të pamundur të dalin dhe që nuk kanë ndihmë në këto momente, këtu pastaj kemi të angazhuara të gjithë këto shtabet që ju thashë, deri në grupet e zbatimit në terren, që janë ndërinstitucionale.”

Në një tjetër komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se “Fundjavë Ndryshe” i është bashkuar angazhimit të Emergjencave Civile për të grumbulluar pako ushqimore, të cilat shpërndahen nëpër bashki të ndryshme.

Kontakte:

Ministria e Mbrotjes:

Tel: (04) 2226601/ (04) 2226602

Email: informimi_mm@mbrojtja.gov.al

Forcat e Armatosura:

Tel: 355 (04) 2226601/ (04) 2226602 / (04) 2226603

Email: fakset@aaf.mil.al

Website: www.aaf.mil.al

Fundjavë Ndryshe:

Website: https://ffn.al/

Instagram: @fundjavendryshe