Si duhet të veprojmë hap pas hapi për të marrë një autorizim lëvizjeje me automjet?

114
Policia e Shtetit ka bërë me dije se, ka zhvilluar një aplikacion të ri “Covid-19″ – Lëvizja e kontrolluar me mjet!” për të paraqitur kërkesën për autorizim lëvizjeje dhe monitorimit të kërkesës në kohë reale. Por, si duhet të veprojmë për të marrë një autorizim?
Si fillim, ata që duan të aplikojnë për këtë leje duhet të shkojnë në sitin: (www.asp.gov.al),
Qytetarët duhet të plotësojnë njërin nga “deklarimet” e vëna në dispozicion:
Vetëdeklarim, Autorizim Personal ose Autorizim Biznesi, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://autorizime.asp.gov.al.
Nëse ju dëshironi të autorizoheni për të lëvizur me makinën tuaj personale për të shkuar në punë apo për çdo urgjencë tjetër zgjidhni opsionin “Autorizim Personal”
Nëse ju dëshironi të autorizoheni për të lëvizur si biznes privat, pra si një automjet i cili i shërben drejtpërdrejt biznesit “Autorizim biznesi” duke plotësuar çdo gjë që ju kërkohet.
Në përfundim të aplikimit shfaqet një numër aplikimi, i cili i jep mundësinë qytetarëve të ndjekin fazat e konfirmimit të kërkesës së tyre online.
Çdo aplikim që plotëson kriteret sipas kërkesave të formularëve dhe miratohet nga ana e Policisë Rrugore do të jetë e verifikueshme nga patrullat e Policisë gjatë kontrolleve të ndryshme, në të gjithë territorin e vendit.
Të gjitha autorizimet e lëshuara më parë nga Policia dhe ato të konfirmuara nëpërmjet email-it nga ana e Policisë janë të vlefshme dhe nuk është e nevojshme të aplikohet përsëri.