Si bombë atomike, pamje nga shpërthimi në Bejrut, zhurma u dëgjua deri në Qipro!

113

10 të vdekur janë raportuar nga shpërthimi në Bejrut i cili shkatërroi ndërtesat e u duk si një shpërthim “apokaliptik”.

Qindra persona janë raportuar të plagosur.

Raportohet se ky shpërthim shkrumboi shtëpinë e Saad Hariri, ish-kryeministër si dhe shkatërroi zonën e portit.

Partia e Lëvizjes së Ardhshme konfirmoi që ish-kryeministri Saad Hariri është i sigurt, por ministri i Shëndetësisë i Libanit tha që shpërthimet kishte shkaktuar një ‘numër shumë të madh të lëndimeve’ dhe dëme të mëdha.

Zhurma e shpërthimit raportohet të jetë dëgjuar deri në Qipro, teksa shpërthimi i përngjasoi një bombe bërthamore.

Shpërthimi vjen në një kohë të tensioneve të ngritura në vendin e Lindjes së Mesme e cila po kalon krizën e saj më të keqe ekonomike dhe financiare në disa dekada.