Shuplaka ndaj fëmijëve! Në këtë vend është e paligjshme!

25

Në Skoci ka hyrë në fuqi një ligj që ndalon prindërit të qëllojnë me shuplakë fëmijët e tyre.

Një zëdhënës i qeverisë skoceze në Edinburg tha:

“Kjo do të thotë se të gjitha format e dënimit trupor në lidhje me fëmijët e familjes, janë ilegale tashmë në Skoci pasi fëmijët do të kenë të njëjtën mbrojtje si të rriturit në lidhje me agresionet.”

Ndërkaq, mediat britanike thonë se Uellsi do të ndjekë shpejt shembullin e Skocisë duke aprovuar masën në vitin 2022.

Deri sot ligji në Skoci parashikonte që prindërit mund të përdornin si justifikim “dënimin e arsyeshëm” për ndëshkimet ndaj të vegjëlve.