Shuma e “kripur” e kriteret që kërkojnë Harry e Meghan për të mbajtur një fjalim!

41

Princi Harry e bashkëshortja Meghan Markle, pas ikjes nga familja mbretërore kanë vendosur të gjejnë mënyra të reja për të bërë para.

Sipas medias britanike ‘Telegraph’, kur çifti pranon të japë fjalim, duhet të kënaqen disa kërkesa.

Pikës së pari, pagesa, e cila përllogaritet të jetë 1 milionë dollarë për fjalim.

Gjithashtu është çifti që zgjedh se kush e moderon eventin ku ata shfaqen e kush i prezanton në skenë.

Ndër të tjera ata duhet të dinë paraprakisht kush e financon eventin e kush flet pas tyre në skenë.

Pak ditë më parë Harry dhe Meghan arritën një marrëveshje me Netflix, pasi kanë themeluar një kompani prodhimi dhe kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix.

Kompania do t’i paguajë ata për të bërë dokumentarë, filma, seriale televizive si dhe programe për fëmijë.