Ballina BOTA Shuhet politikani austriak, kontribuoi në avancimin e çështjes së Kosovës

Shuhet politikani austriak, kontribuoi në avancimin e çështjes së Kosovës

Diplomati austriak, Albert Rohan, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë. “Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh.”- u shpreh kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg.

Rohan është bërë pjesë e shërbimit diplomatik të Austrisë në vitin 1963 dhe ka shërbyer si ambasador në Londër dhe në Beograd. Së bashku me të dërguarin special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisarin, ka asistuar në negociatat për statusin e Kosovës pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë. Në vitet 1990, Rouhani ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin,  për rivendosjen së paqes dhe zhvillimin e një perspektive evropiane në rajon.