Shuhet Aneta Rama, kryeministri i bën dedikimin e ndjerë:”Ishe drita…”

41

Është shuar në moshën 82-vjeçare Aneta Rama, nëna e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë.

Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook duke lajmëruar se ngjarja ndodhi ditën e sotme në mëngjes.

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam” shkruan Edi Rama.