Ballina SPORT Shtyhet finalja e Libertadores, tifozët e River Plate sulmojnë autobusin e Boca...

Shtyhet finalja e Libertadores, tifozët e River Plate sulmojnë autobusin e Boca Juniors

Një sulm i papritur dhe i turpshëm ndaj autobusit të ekipit të Boca Juniors nga tifozët e River Plate bëri që takimi i dytë i finales së Kupës Libertadores të shtyhej. Ndeshja mes dy rivalëve të përjetshëm në Argjentinë do të zhvillohet pikërisht këtë të dielë, në orën 21:00 (ora lokale në Shqipëri), plot 24 orë më vonë nga sa ishte parashikuar.

Njoftimi i bërë nga klubi i River Plate përmes rrjetit social Twitter erdhi pas më shumë se dy orësh konfuzioni në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit, periudhë gjatë së cilës nisja e takimit u shty dy herë, fillimisht në orën 22:00 dhe më pas në 23:15.

Lojtarët e Boca Juniors pësuan çarje nga ciflat e xhamave të thyer të autobusit, e gjithashtu u dëmtuan nga gazi lotsjellës i përdorur nga policia për të shpërndarë turmat e irrituara të tifozëve.