Shtyhet afati i përditësimit në e-filing, të të dhënave të adresave të tatimpaguesve

36

Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit që janë të përfshirë në proçesin e rifreskimit në sistemin e-filing, të dhënave të tyre, në lidhje me çdo adresë apo vend të ushtrimit të aktivitetit, të regjistruar më parë sipas Legjislacionit tatimor në fuqi, se afati për plotësimin e këtyre të dhënave shtyhet deri në datë 1 dhjetor 2020.

Administrata Tatimore falenderon tatimpaguesit për të gjitha sygjerimet për përmirësimin e cilesisë së të dhënave në këtë proçes shumë të rëndësishëm për të gjitha palët e përfshira.

Të gjithë tatimpaguesit që do të hasin vështirësi të komunikojnë nëpërmjet email-it me strukturat e shërbimit të tatimpaguesit në Drejtoritë Rajonale Tatimore, subjekt të së cilës janë.

Problematika që do parashtrohet nëpërmjet email-it, duhet të jetë e shoqëruar me pamje print screen të problematikës.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të përditësojnë, në mënyrë vullnetare, informacionin e kërkuar, brenda datës 1 dhjetor 2020. Mosdhënia e këtij informacioni konsiderohet kundravajtje administrative.Monitor