Shtohet një tjetër viktimë nga COVID-19 në Shqipëri, MSH jep detaje

27

Një 64 vjeçare nga Tirana e infektuar nga koronavirusi raportohet se ka humbur jetën në Spitalin Infektiv. Ajo vuante nga limfoma e trurit dhe prej 3 javësh qëndronte e shtruar në gjendje të rëndë.

Diagnostifikimi i sëmundjes, i ishte bërë 4 muaj më parë, ku qytetarja kishte mësuar se vuante nga sëmundja në tru. Për 3 javë ajo luftoi për të mposhtur koronavirusin, por fatkeqsisht nuk ia doli.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë tha sonte se apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.