Shteti grek zgjat mbylljen e kufirit për shqiptarët! Ja data e re

30

Greqia ka vendosur të mbajë mbyllur kufirin me vendin tonë deri më 30 shtator.

Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare dhe vendi fqinj ka shtyrë edhe njëherë masat për parandalimin e COVID-19. Nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi.

Me vete duhet të kenë një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 72 orëve në një laborator të aprovuar në Shqipëri nga MSH si dhe autorizimi PFL nga pala greke.