“Shteti do të paguajë 400 milionë euro te privati që fshihet në parajsa fiskale”, PD reagon në lidhje me inceneratorin e Tiranës

41

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka akuzuar qeverinë dhe bashkinë e Tiranës drejtpërdrejt për sa i përket ndërtimit të inceneratorit të Tiranës.

Gjata ka deklaruar se për këtë incenerator shteti do të paguajë plot 400 milionë euro te privati.

“Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve” shkruan Gjata.

Postimi i plotë i Çlirim Gjatës:

Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin inceneratorit të Tiranës.

Me inceneratorin e Tiranës ka patur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik.

Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve.

Partia Demokratike do të depozitojë shumë shpejt padinë e vërtetë penale për inceneratorin e Tiranës. Bashkëpunimi kriminal i këtij pushteti për të përfituar kundër interesit të qytetarëve, do të duhet të ndëshkohet!