Shtetasi ukrainas humb jetën në Vlorë, dyshimet e para

32

Një shtetas nga Ukraina ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Vlorë.

44-vjeçari me inicialet O.A ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.

Ai ka ardhur në Shqipëri si turist dhe ka qenë i akomoduar me pushime në një hotel pranë zonës “Ujë i Ftohtë”.

Duke qenë se ka patur komplikacione shëndetësore, ky shtetas është dërguar në spital.

Nga të dhenat paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Rasti po hetohet nga policia.