Ballina Showbiz Shtëpia e Kylie Jenner, thjesht një “ëndërr”

Shtëpia e Kylie Jenner, thjesht një “ëndërr”

Kylie Jenner ndan pothuajse çdo gjë në llogarinë e saj të Instagram por bota është kurioze të shohë shtëpinë e saj, që siç mund ta imagjinoni është super luksoze.

Fatmirësisht, çfarë kërkonim kaq shumë është publikuar së fundmi në numrin e ri të Architectural Digest. Revista e famshme, në njërën anë sjell Kylien e ndërsa në gjysmën tjetër pamje nga pjesa e brendshme e shtëpisë.

Si fillim ndaloni pak tek dhoma ku Kylie rregullohet…Ka shumë Barbie, Marilyn Monroe, paruke dhe make up, sigurisht të Kylie-it. Një shtëpi përrallore si në ëndërr mund të themi pa asnjë dyshim.