Nga çantat me dizenjo pellushi, të voglat e strukturuara si një kuti mjaft e këndshme, me logo e deri tek ato të mëdhat tip oversized, këto janë çantat që po kryesojnë xhiron e trendeve të fundit për tu blerë dhe për të dhënë një pamje sa më “obsessed”.

Çanta kuti

Çantat e strukturuara në formë kutish të vogla, janë mënyra e përsosur për ta zbutur paksa pamjen këtë sezon.

 

 

Çanta pellushi

Jo vetëm palltot do të jenë prej pellushi këtë sezon, pasi ato shoqërohen edhe nga çantat me një krijim krejtësisht tërheqës pellushi.

Çantat e vogla të dorës

Duke kaluar nga strukturimi i mirë i tyre, pasarelat nuk mund të linin edhe çantat e vogla të dorës që japin një pamje mjaft të këndshme edhe tejet të kombinuar.

Çantat e mëdha

Krahas të voglave e atyre të strukturuara mjaft mirë që pothuajse çdo sezon na kanë shoqëruar, këtë here vjen dhe hobi i ri dhe mjaft praktik i çantave të mëdha, ose siç i quajmë ndryshe oversized.

Çantat tërheqëse, Logomania dhe çantat e belit 

Së fundmi listën e mbyllin me po të njëjtën bukuri edhe rëndësi për pamjen tuaj,si edhe modelet e tjera që e kryesojnë listën mbeten çantat me logon e mbishkruar në to, çantat tip “rrip beli” sërish por dhe ato të voglat tërheqëse si një thes i vogël i mëndafshtë.