Ballina Stil / Modë Shtatë mënyra si të dukeni trendy me xhinset e mamit

Shtatë mënyra si të dukeni trendy me xhinset e mamit

Xhinset boyfriend, xhinset e mamit apo xhinset e gjera mund t`i quani si të doni, por rëndësi ka që janë shumë në modë dhe lehtësisht të kombinueshme. I kemi parë gjithandej dhe janë të përshtatshme për çdo lloj trupi. Janë rikthyer sërish në modë dhe nuk është nevoja të shpenzoni shumë për t`i pasur, pasi mund t`i gjeni në dollapin e mamit. Duke gjetur rrobat e duhura për t`i kombinuar mund të dukeni trendy dhe më e rëndësishmja, të ndiheni komode. Nëse ende nuk i keni bërë pjesë të gardërobës, çfarë prisni? Pasi të shihni kombinimet e mëposhtme jemi të sigurt që do të doni t`i bëni tuajat një palë të tilla menjëherë.