Ballina Stil / Modë Shtatë elemente të stilit “njujorkez”

Shtatë elemente të stilit “njujorkez”

Stili njujorkez mbetet gjithnjë një ndër më të preferuarit në fushën e modës, ndaj sot ju sjellim disa nga elementet kryesore për tu inspiruar dhe për tu dukur si “njujorkeze” të vërteta.

Xhaketa e lëkurës

Nuk ka rëndësi nëse jeni në qytet apo jashtë tij një xhaketë lëkure nuk ikën kurrë nga stili. Një fashioniste në New York nuk e harron kurrë xhaketën e lëkurës.

E zeza është gjithmonë në modë

Shumë ngjyra shkojnë e vijnë, por jo e zeza në New York. Mund të quhet si një ngjyrë e pavdekshme dhe shkon gjithmonë me gjithçka.

Këpucët janë më të rëndësishmet

Mos harroni asnjëherë rëndësinë e këpucëve: një fashioniste nuk e harron kurrë. Bukuria dhëmb kështu që mos kërkoni përherë këpucët më të rehatshme, por edhe ato që do t’ju bënin të dukeshit sikur po kalonit rrugët e New York.

Çanta “it”

Asnjëherë një femër nuk del në New York pa klasiken Chanel apo Topshop. Nuk lidhet me çmimin e çantës, por me mënyrën si ju e kombinoni atë.

Aksesorët

Nëse dëshironi që veshja juaj të flasë; kushtojini vëmendje aksesorëve tuaj. Të artë apo të argjendtë, aksesorët meritojnë vëmendjen tuaj si një njujorkeze.

Qëndrimi juaj

Një vajzë në rrugët e New York kujdeset gjithmonë për paraqitjen e saj, sepse e di rëndësinë e vërtetë të tij. Që nga mënyra si qëndrojnë flokët e deri tek kujdesi më i detajuar.

Syzet ikonë!

Nëse vini pas një nate pa gjumë apo nuk keni bërë makijazh, kjo nuk ka rëndësi përsa kohë mbani syzet tuaja ikonë. Në rast se syzet tuaja mendoni se nuk ju duhen, nuk po mendoni si një njujorkeze.