Shqiptari nuk ndalon makinën në vijat e bardha, plagosen tre vajza italiane

26

Një shqiptar i cili udhëtonte në Itali me patentë shqiptare e cila nuk njihet në shtetin italian është ndaluar nga policia.

43 vjeçari shqiptar të shtunën në mbrëmje përplasi me shpejtësi të madhe një mjet Renault i cili kishte ndaluar para vijave të bardha për t’i lënë rrugë të lirë tre këmbësoreve.

Përplasja ishte aq e fortë sa që makina, Renault Captur, e drejtuar nga një 50 vjeçare nga Reggio Emilia, u hodh përpara dhe përplasi tri vajzat, përkatësisht 23, 27 dhe 29 vjeç, të cilët në atë moment ishin para makinës.

Dy nga vajzat u tërhoqën zvarrë disa metra.

Policia prangosi 43 vjeçarin dhe ushtroi tek ai një test të alkoolit në gjak.