Ballina Kronikë Shqiptari në Itali, kreu i bandës së rrezikshme

Shqiptari në Itali, kreu i bandës së rrezikshme

Një shqiptar në Itali konsiderohet si kreu i një bande të akuzuar për vjedhje, plaçkitje dhe një rrëmbim personi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar disa kohë më parë dhe që përballet me akuzat është shtetasi Flori Sejdini 26 vjeçar banor në Montecatini. Ai akuzohet si kreu i një bande evropiane të specializuar në vjedhje dhe grabitje të kryera në disa zona ne Itali.

Në vitin 2016 banda e drejtuar prej tij kishte kryer një sere grabitjesh në Altopascio dhe Ponte Buggianese. Këtë herë shqiptari akuzohet për nëntë vjedhje me dhunë në disa apartamente.