Ballina Aktualitet SHBA, zbardhet rrjeti i trafikut të kokainës, organizatorët janë dy grekë dhe...

SHBA, zbardhet rrjeti i trafikut të kokainës, organizatorët janë dy grekë dhe një shqiptar

DEA amerikane dhe policia greke kanë rindërtuar skemën e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Bëhet fjalë për një varkë më vela të nisur nga Ekuadori për në Australi gjatë muajit Shtator të këtij viti, brenda së cilës u gjetën 300 kg kokainë.

Nga hetimet e bëra është zbuluar se dy grekë dhe një shqiptar janë “baza” e këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Dy grekët e arrestuar kanë edhe bizneset e tyre njëri ka një lokal ndërsa tjetri merret me shitjen e makinave.

Dyshohet se varka ku në të u gjetën 300 kg kokainë me vlerë 1.5 milion Euro, e nisur nga Australia do të përfundonte në Greqi ku më pas lënda narkotike do të shpërndahej nëpër Europë.