Shqiptari dhunon gruan shtatëzënë në prani të djalit 2 vjeçar, policia italiane bën ndërhyrjen urgjente

53

Një ngjarje e rëndë është bërë e ditur nga policia italiane e Torinos e cila ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar. Kjo pasi ai kishte dhunuar bashkëshorten e tij në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Gjithçka ndodhi në prani edhe të djalit të tyre 2-vjeçar.

Agresioni i fundit ndaj gruas ndodhi të shtunën, më 25 korrik, në rrethin Borgo Vittoria të Torinos.-bën me dije media italiane.

Gruaja ishte larguar nga shtëpia prej disa kohësh, por kjo nuk e pengoi aspak të riun për të treguar “forcën”.

24-vjeçarja lajmëroi policinë për ngjarjen, dhe pak pas dhunës u bë i mundur arrestimi i shqiptarit.