Shqiptarët shndërrojnë diskotekën në fermë kanabisi, policia sekuestron lëndën narkotike me vlerë 1 milion paund/EMRAT

21

Policia në Coventry të Britanisë ka zbuluar një fermë 3 katëshe kanabisi.

Ky ambient më parë përdorej si diskotekë, më tej shfrytëzohej si fermë për kultivimin e lëndës narkotike.

Në fermë policia sekuestroi 1 mijë bimë narkotike, me vlerë 1 milion paund.

Shqiptarët që e menaxhonin fermën, përdornin taktika të sofistikuara.

Bashkë edhe me një vietnamez shqiptarët dolën të premten para gjyqit fillestar ku morën masën e paraburgimit për prodhim të drogave të kategorisë B (dytësore).

Në gjyq doli shqiptari i identifikuar si Andi Qani, 24 vjeç, dhe vjetnamezi Cao Van Vu, 31 vjeç.

Ndërsa shqiptari tjetër, 28-vjeçar Adrian Lieshaj, rezultoi i kërkuar edhe në Gjermani për grabitje dhe është objekt ekstradimi atje.