Ballina Aktualitet Shqipëria voton, por për çfarë?

Shqipëria voton, por për çfarë?

Pavarësisht opinioneve të ndryshme qoftë personale apo qëndrimeve të ndryshme institucionale, sot qendrat e votimit janë hapur dhe qytetarët që duan mund të votojnë. Mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama i quan këto votime zgjedhje vendore.

Por, për çfarë votohet sot?

Sot, më 30 qershor, votohet për të zgjedhur kryebashiakët dhe anëtarët e rinj të këshillave bashkiakë në 61 bashki të vendit. Garë ka vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidat.

Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë gra.

Të drejtën për të shkuar te kutia e votimit e kanë 3 464 328 qytetarë shqiptarë.

Në zgjedhje marrin pjesë gjithsej 36 parti.

Për herë të parë që nga pluralizmi, këto janë zgjedhjet ku në gjysmën prej bashkive nuk ka dy kandidatë në garë, për shkak se opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, pasi ka deklaruar se ato nuk janë të lira e të ndershme, duke marrë shkas nga përgjimet e publikuara pak kohë më parë, që lidheshin me blerjen e votave.