Ballina Aktualitet Shqipëria voton, pjesëmarrja shumë e ulët, deri në mesditë nuk është as...

Shqipëria voton, pjesëmarrja shumë e ulët, deri në mesditë nuk është as 10 përqind

Pavarësisht se, që në orën 07:00 të mëngjesit, qendrat e votimit janë hapur, pjesëmarrja e qytetarëve rezulton të jetë shumë e ulët, aq sa i ka bërë deri diku të pakuptimta këto votime.

Deri në mesditë, mediat e ndryshme raportojnë se niveli i pjesëmarrjes nuk ka arritur as 10 përqind. Madje, në shumë bashki të vendit, niveli i pjesëmarrjes mazi ka kaluar 7 përqind.

Këto votime konsiderohen si zgjedhje vendore nga mazhoranca, ndërkohë që opozita i ka bojkotuar, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve që t’i braktisin ato. Deri në mesditë, duke qartë se pjesa dërrmuese e qytetarëve i ka braktisur këto votime.

Pak para mesditës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pati një apel për qytetarët që të marrin pjesë në votime, por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar.