Ballina Aktualitet Shqipëria voton, në Tiranë qytetarët ironizojnë me parrullën “Parti Enver”

Shqipëria voton, në Tiranë qytetarët ironizojnë me parrullën “Parti Enver”

Një protestë civile me marshet e periudhës së socializmit dhe thirrjet “Parti Enver” është zhvilluar përpara Gjimnazit “Partizani” në kryeqytet, pranë qendrave të vitomit të hapura aty. Me pankarta në duar, që kishin edhe mesazhin “Modeli Rama, Model i Mafias, Model i Krimit”, qytetarët janë grumbulluar para kësaj shkolle.

Në këtë mënyrë, ashtu si në kohën e diktaturës, mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë kanë zgjedhur që të çojnë saze në qendra të ndryshme të votimit. Dikur, në kohën e diktaturës, votimet konsideroheshin festë, ku kishte edhe saze, këngë e valle. Opozita ka simbolizuar kështu diktaturën, duke qenë se këto votime, në shumicën e bashkive të vendit, zhvillohen vetëm me një kandidat.