Ballina Aktualitet Ambasadori britanik Norman shpreh habinë e tij për zgjedhjet pa alternativa

Ambasadori britanik Norman shpreh habinë e tij për zgjedhjet pa alternativa

Përfaqësues të shumtë të organizatave ndërkombëtare dhe të trupit diplomatik, të akredituar në Tiranë, janë duke monitoruar procesin e votimit, por nuk e kanë fshehur habinë për këto zgjedhje të pazakonta. Ambasadori britanik Duncan Norman i ka cilësuar votimet si “një situatë e pazakontë.”

“Sigurisht është një situatë e pazakontë, nuk ndodh shpesh që të shkohet në votime pa i dhënë votuesve që të zgjedhin midis disa alternativa, – ka thënë ambasadori Norman për mediat në Tiranë. – Por, nuk na takon ne për të bërë vlefshmërinë e këtyre votimeve, i takon Gjykatës Kushtetuese.”

Sipas ambasadorit britanik në Tiranë, kjo situatë e pazakontë do të zgjagjet edhe më tej gjatë muajve të ardhshëm, deri në konstituimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.