Shqipëria s’gjen qetësi nga tërmeti, sërish lëkundje, këtë herë epiqendra në Rubjekë, Maminas

0
2

Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pasditen e sotme në orën 17:03 minuta u regjistrua lëkundja me epiqendër në fshatin Rubjekë, Maminas.

IGJEUM – Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë i shkallës rihter, 9 km në veri të Durrësit, ndërsa sipas Institutit Italian të Sizmologjisë ishte 4.7 ballë.

Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe në Fushë Krujë duke rikthyer frikën dhe panikun te qytetarët. Një pjesë e njerëzve në qytetet që u ndjenë lëkundjet kanë dalë me shpejtësi në rrugë nga frika.

Në muajin e fundit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntor, pasgoditjet kanë vijuar.