Shqipëria përgatitet të diskutojë për lehtësimin e masave anti-COVID-19, ja sa mendohet të bëhet ora policore

98

Ulja e shifrave të infeksionit pritet të sjellë lehtësim të masave anti-Covid.

Në mbledhjen e radhës Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të lehtësojë masat anti-COVID.

Mësohet se po do diskutohet heqja e maskave në ambientet jashtë, si edhe shkurtimi i orës policore nga 24:00 në 5:00.

Prej disa muajsh mbajtja e maskës në ambientet jashtë ka qenë e detyrueshme, ndërsa liria e lëvizjes është aktualisht nga ora 22:00 deri në orën 6:00.

Pas kësaj ore qarkullimi është i ndaluar dhe po ashtu të gjitha aktivitetet, me përjashtim të atyre që ofrojnë shërbim në banesë.

Por në ndryshimet që pritet të zyrtarizohen javës që vjen parashikohet që të ketë lehtësia edhe për grumbullimet, si dhe aktivitetet kulturore.