Ballina Aktualitet Shqipëria pa inventar për pyjet, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit merr masat

Shqipëria pa inventar për pyjet, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit merr masat

Shqipëria nuk ka një inventar të pyjeve. për këtë qëllim ka nisur inventari në të gjithë territorin. Ministri Blendi Klosi shprehet se ka përfunduar 64 për qind e punës, ndaj dhe nuk mund të flitet për të dhëna të sakta.

Puna e nisur një vit më parë për inventarizimin e pyjeve është drejt përfundimit. për shkak të mungesës së të dhënave të sakta dhe ndryshimeve të mëdha ndër vite përfshirë dhe prerjet pa kriter, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nisi evidentimin në terren të situatës. tashmë është arritur në verifikimin e 64 për qindtë territorit.

Klosi: Lexojmë akoma librat dhe statistikat e dekadave më parë dhe e kemi të vështirë të themi se çfarë lloj pemësh kemi në Shqipëri.

Klosi njoftoi se do të nis edhe shpërndarja e certifikatave të pronësisë së pyjeve për Bashkitë.

Klosi: Arrijmë të realizojmë pronësinë e vërtetë të bashkive për pyjet. Bashkitë sot pyjet nuk i kanë pasuri, nuk i shndërrojnë dot në vlerë kapitale për bashkitë e tyre.

Ekspertë të mjedisit sugjeruan hartimin e një programi kombëtar për pyjet që do të përfshinte krijimin e një ligji të ri por edhe ngritjen e një Agjencie Kombëtare për pyjet.