Ballina Aktualitet Shqipëria nis përgatitjet për regjistrimin e popullsisë 2020

Shqipëria nis përgatitjet për regjistrimin e popullsisë 2020

Në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2020, teksa INSTAT po zhvillon konsultime me grupe të ndryshme.

Pas një takimi të zhvilluar së fundmi me krerët e institucioneve fetare në Tiranë për të diskutuar pyetësorin që do të përdoret gjatë censusit, priten në vijim edhe takime të tjera.

Regjistrimi i fundit i popullsisë u bë në vitin 2011, sipas të cilit popullsia e Shqipërisë ishte 2 milionë e 821 mijë e 997 banorë.