Ballina Aktualitet Shqipëria në vendin e 5-të në botë për duhanpirjen

Shqipëria në vendin e 5-të në botë për duhanpirjen

Shqipëria është  një prej 5 vendeve më duhan pirëse në botë me rreth 40 % të popullsisë së rritur që e konsumojnë. Të dhënat e “Tabaço Atlass” vlersojnë se më shumë se 1000 fëmijë të moshës 10  -14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit.

Ndonëse INSTAT  në një raport të tyre për duhan pirjen vlerësuan se ishte ulur me 7 %, të paktën dekadën e fundit, eksperti për kontrollin e duhanit Roland Shuperka thotë se këto të dhëna nuk janë të sakta.

“Duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve polmonare kronike. Duhanpirja nuk është e barazvlefshme me kancerin e polmonit por është një nga shkaqet dhe faktor risku themelor”

Duhanpirësit e rregullt vlerësohen në 40 % te meshkujt dhe 6% te femrat.

Në 2013 parlamenti votoi një ligj që ndalonte konsumin e duhanit në ambiente publike por gjashtë vite nga hyrja e tij në fuqi shihet që rezultatet janë të duhura.