Ballina Aktualitet Shqipëria, ndër vendet më problematike për përhapjen e fruthit

Shqipëria, ndër vendet më problematike për përhapjen e fruthit

Sëmundja e fruthit prej kohësh është kthyer në problem për Evropën në përgjithësi dhe vendin tonë në veçanti. Sipas një artikulli të publikuar në Monitor, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një paralajmërim për vendet europiane pasi sipas saj, prevalenca e infeksioneve të fruthit është në shkallën më të lartë në një dekadë.

Së fundmi në botë rreth 82.596 njerëz janë infektuar dhe 72 prej tyre kanë vdekur gjatë vitit 2018.

Çfarë e bën edhe më tensionuese situatën është fakti se nga 10 vendet ku janë raportuar mbi 92% e rasteve përfshihet edhe Shqipëria, e cila deri më tani numëron 1500 raste. Këshilla kryesore që mjekët u japin prindërve është vaksinimi i të vegjëlve, pasi shkalla e vdekshmërisë së kësaj sëmundjeje është 20-30% në varësi të kujdesit që tregohet apo vetë njeriut të infektuar. Në muajin janar, në vendin tonë rezultuan të prekur nga fruthi 51 persona, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin moshës 2 vjeç.