Ballina Aktualitet “Shqipëria, me shërbimin shëndetësor më të keq në Europë”

“Shqipëria, me shërbimin shëndetësor më të keq në Europë”

Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2018 të matur nga instituti suedez, Health Consumer Powerhouese. Në krahasim me publikimin e vitit tëmëparshëm, Shqipëria është përkeqësuar me tre vende, duke zbritur e fundit. Në indeksin e 2017-s, më keq sesa ne ishin Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmë stafetën e ka marrë vendi ynë.

Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të Ballkanit kanë bërë përpara në drejtim të përmirësimit të shëndetit konsumator.

Indeksi përbëhet nga 6 nën-disiplina: të drejtat e pacientit dhe informacioni; aksesi (koha e pritjes për trajtimin); rezultati; lloji dhe aksesi në shërbime; parandalimi; produktet farmaceutike.

Sipas raportit, Shqipëria merr pikët më të ulëta në Europë nëtreguesin e të drejtave të pacientit dhe informacionit (67 pikë), parandalimit, me 71 pikë, produkteve farmaceutike me 33 pikë,llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Më mirë Shqipëria paraqitet në kohën e pritjes për trajtimin.Në total, Shqipëria merr 544 pikë.

Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore nëEuropë, me 12 vdekje për 1,000 lindje.

Një tregues ku jemi pozitiv është përqindja e mbulimit me vaksina për 8 sëmundje, ku Shqipëria renditet e dyta pas Hungarisë. Edhe për nivelin e konsumit të alkoolit, e kemi më të ulëtin në Europë.