Ballina Aktualitet Shqipëria me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Shqipëria me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Sipas të dhënave të përllogaritura bazuar në të ardhurat për frymë të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Global Petrol Price për benzinën, rezulton se shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik).

Ndërsa në botë renditet në vendin e 15, me vendet të tilla si Afganistani, Zambia, Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Bangladeshi.

Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro.