Shqipëria i kërkon Kinës ndihmë: “Na ndihmoni me mjekë!”

137

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, se deklaroi se përmes ambasadës së Kinës në Shqipëri , ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me kërkesë zyrtare qeverisë kineze për të dërguar mjekë për të ndihmuar në kurimin në rast përhapje të koronavirusit. Ndër të tjera Rakacolli ka sqaruar se si veprohet me mjekët të cilët dyshojnë se mund të preken me Covid-19 gjatë punës.

“Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë. Mjekët që punojnë në vijën e parë me të sëmurë që tashmë dihet që janë me COVID, përdorin mjete mbrojtëse që janë të provuara që janë efikase por në rast se një mjek pa dashje e dëmton e dyshon se mund të ketë rënë në kontakt me të sëmurin pa qenë i mbrojtur e do ta bëjë, patjetër. Nëse shfaq shenja të sëmundjes, i bëhet testi, por testimi masiv pa pasur të dhënë që mund të jesh i infektuar nuk ka kuptim të bëhet. Nëse sot rezulton negativ, mund të bëhesh nesër pozitiv”, u shpreh zv.ministrja.